Valët e dritës të ndalura në një kristal premtojnë mënyra të reja për të kontrolluar
Arrestohet gazetari i CNN përderisa po raportonte LIVE
Gazetari i CNN, Omar Himenez, ishte duke raportuar nga vendi i ngjarjes në Minnesota ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të protestave të dhunshme, kur policia ia vuri prangat për ta dërguar drejt stacionit policor.
“Pse po më arrestoni”, pyet gazetari por policët e vazhduan punën e tyre duke e arrestuar, përderisa ngjarja po shkonte Live në CNN.
Për të tretën ditë rresht, protestat nuk po ndalen pas vdekjes së George Floyd, afrikano-amerikan, i cili humbi jetën derisa po arrestohej nga policia.