Valët e dritës të ndalura në një kristal premtojnë mënyra të reja për të kontrolluar
Cilat janë vendet më të sigurta nga Covid-19?
Zvicra është vendi më i sigurt nga Covid-19, thuhet në raportin e revista së njohur amerikane Forbes. Në të njëjtin raport, Kosova rënditet në vendin e 145-të.
Hulumtimi u bë mbi bazën e parametrave të ndryshëm; efikasitetin e futjes së karantinës, monitorimin dhe zbulimin e të infektuarve, gatishmërinë e sistemit shëndetësor dhe efikasitetin e qeverisë.
Sipas këtij raporti, Zvicra dhe Gjermania dolën në vendin e parë dhe të dytë për shkak të qëndrueshmërisë së ekonomisë së tyre, por edhe falë marrjes në mënyrë më të kujdesshme të masave dhe qasjes në ekonomi, pa sakrifikuar shëndetin dhe sigurinë publike, sipas studimit.
Nga shtetet e rajonit, Kroacia është e 36-ta në këtë listë, Mali i Zi në vendin e 42-të, Serbia e 54 dhe Bosnjë-Hercegovina në vendin e 72. Shtetet e Bashkuara renditen në numrin 58, menjëherë pas Rumanisë, dhe dy vende përpara Rusisë.
Rajonet me rrezik më të lartë tani, sipas raportit, janë Afrika Sub-Sahariane dhe Amerika e Jugut, si dhe disa vende në Lindjen e Mesme dhe Azinë e Paqësorit.