Ka një klasë tjetër të çmendurisë për të cilën dimë çuditërisht pak: ScienceAlert
Humb betejën me COVID një 27 vjeçar nga Kamenica
Një 27 vjeçar nga komuna e Kamenicës ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Kaminicës, Qendron Kastrati.
“Një djalë të ri kamenicas sot na e morri virusi i zi. Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shprehë dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje! Ju qoftë i paharruar kujtimi për Bersantin, djalë shembullor, profesionist i mprehtë, e shok i dashur”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
“Të dashur qytetarë, jam i vetdijshëm për mënyrën se si organizohemi si komunitet; për respektin; modestinë e dashurinë. Kam qenë vet i pranishëm në situata ku tjetri nga keqardhja, apo ndjenja e respektit ka menduar që zgjatja e dorës është e duhur”, ka theksuar ai.