Epoka ‘Trump 2.0’ paralajmëron fundin e aleancës Perëndimore!
Ju është ngadalësuar interneti në shtëpi – ka zgjidhje
Pajisjet e smart (teknologji e mençur) që përdorim në shtëpi, mund të jenë vetëm një prej burimeve të ngadalësimit të internetit. Në momentin kur në shtëpi jeni të gjithë dhe që të gjithë përdorni telefonat, pajisjet tjera kompjuterike apo edhe TV me internet, mendja ju shkon se ju jeni ata që po e ngadalësoni rrjetin. Ju, në fakt jeni vetëm njëri nga faktorët.
Sipas revieës.org, ka edhe faktorë të tjerë brenda shtëpisë suaj që ndikojnë në rënien apo plogështimin e internetit.
Ndër faktorët tjerë, kjo faqe e njohur i konsideron mobiliet dhe sipërfaqet metalike brenda shtëpisë suaj. Shpërndarja e valëve elektromagnetike nga modemi i internetit, dobësohet nga metali, i cili e përthith energjinë elektrike dhe rrjedhimisht do të ndikojë në ngadalësimin e valëve apo WiFi- së në shtëpinë tuaj. Po ashtu, revieë.org, shkruan se edhe muret mund të ndikojnë në ngadalësimin e internetit. Disa lloje muresh ndikojnë në plogështimin e WiFi- së, shkruan kjo faqe, marrë parasysh se materialet e përdorura për ndërtimin e mureve janë mermeri, çimentoja, betoni dhe tullat. Për këtë arsye, preferohet që modemi i juaj të jetë i vendosur në një zonë sa më të hapur dhe larg mureve.
Dhe krejt në fund, një dobësues i rrjetit tuaj WiFi patjetër që janë edhe pasqyrat. Ato, siç reflektojnë kur ne shikohemi në to, ashtu i kthejnë mbrapsht edhe valët e internetit, ngase janë një mburojë e fortë, e cila e bën tepër të vështirë përcjelljen dhe shpërndarjen e valëve.
Marrë parasysh telashet që shkakton WiFi me rënie dhe kthim të valëve, por edhe me rrezatimin e dëmshëm për shëndetin tuaj, preferohet që ju të përdorni sa më shumë pajisje me kabllo.
Nëse telefoni i juaj është e pamundur të lidhet me një kabllo interneti, atëherë të paktën preferohet që TV, Xbox, PlayStation apo PC i juaj, të jenë të lidhura direkt me kabllo dhe assesi me WiFi.