
Vetëm 5 hapa për imunitet më të mirë
Rritja e imunitetit është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe performancën e gjithë trupit të njeriut. Këtë mund ta arrini përmes disa hapave të shpejtë, pa pasur nevojë për medikamente.
1. Vitamin D nga rrezet e Diellit
Vitamina D njihet ndryshe si vitamina e Diellit. Roli i saj për shëndetin dhe kockat është esencial, ndërsa mungesa e saj mund të sjell probleme për organizmin. Vitamina D po ashtu ndihmon në luftimin e sëmundjeve dhe mbron organizmin prej gripeve sezonale. Për të siguruar vitaminën D, ju duhet të qëndroni nën rrezet e Diellit çdo ditë.

2. Bëni gjumë të mirë natën
Një hap shumë i rëndësishëm për rritjen e imunitetit është të bëni gjumë të mirë natën. Kur jemi të lodhur organizmi ynë e ka më të vështirë t’i luftojë sëmundjet, infeksionet dhe bakteriet e ndryshme. Ekspertët rekomandojnë se është më mirë të fleni dhe të zgjoheni në të njejtën kohë çdo ditë dhe të mos bëni luhatje të shumta në orarin e gjumit.

3. Ushqimi i pasur me vitamin C
Ushqmi i pasur me vitamin C ndikon drejtëpërdrejtë në përmirësimin e systemit imunitar. Vitamina C ka veti të forta anti-oksidante dhe për fat të mirë ajo gjendet në shumë fruta dhe perime. Disa prej ushqimeve të pasuara me vitaminën C janë: limoni, portokalli, kivi, brokoli dhe lulelakra.

4. Probiotikët
Kushtoni rëndësi edhe probiotikëve të cilat mund t’i merni me anë të ushqimit, siç janë: jogurti, disa djathëra, tranguj turshi, dhallë e të tjerë. Probiotikët përveç që ndikojnë në përmirësimin e sistemit imunitar, janë të mirë për lëkurën, zemrën dhe trurin.

5. Praktikoni joga
Joga sjell shumë benefite për organizmin dhe rritjen e imunitetit. Praktikimi i jogës ndihmon në përmirësimin e funksionimit të organeve, në uljen e stresit dhe shëndetin e sistemit nervor.
