Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni
Produktet kozmetike që përdoreshin në kohët e lashta
Kozmetika është përdorur edhe në qytetërimet e lashta, megjithëse ajo ndryshon shumë nga produktet e përparuara të ditëve të sotme. Produktet kozmetike nuk janë përdorur vetëm për bukuri, por edhe për rituale fetare, si treguese e klasës shoqërore dhe për promovimin e shëndetit. Kozmetika u bë shumë e nevojshme sidomos për popujt që jetonin në vende të ngrohta si mbrojtje kundër djegjes nga diellit dhe largimit të aromave të pakëndëshmë nga trupi.
10.000 vjet para erës sonë, mirëmbajtja e trupit ishte shumë e rëndësishme si për gratë ashtu edhe për burrat në Egjiptin e Lashtë. Përveç higjienës dhe kujdesit të shëndetit, egjiptianët përdornin vajra të ndryshëm për të zbutur lëkurën e tyre dhe për t’i dhënë asaj një aromë të mirë. Rrezet shumë të forta të diellit ndikuan që egjiptianët të përdornin vajra dhe të përgatisnin krema për mbrojtje nga djegja apo nga erërat e forta që dëmtonin lëkurën. Disa prej vajrave më të famshëm në Egjiptin e Lashtë ishin: vaji i susamit, vaji i ullirit dhe vaji i bajameve. Përveç vajrave, egjiptianët, për rutinën e tyre të bukurisë përdorën edhe: kamomil, mente, rozmarinë, aloe, livandë, zambak, trëndafil.
Me kalimin e kohës, përkatësisht 4.000 vjet para erës sonë, egjiptianët filluan t’i kushtonin edhe më shumë vëmendje kozmetikës, sidomos gratë. Gjatë kësaj kohe gratë egjiptiane filluan përdorimin e produkteve të bëra nga xehja e bakrit dhe plumbit për të rregulluar ngjyrën dhe definimin e fytyrës së tyre. Ndërsa kombinimi mes bajameve të djegura, bakrit, plumbit e hirit u përdor për të lyer sytë. Kozmetika tashmë ishte një pjesë e pandashme e përditshmërise së grave egjiptiane.
3.000 para erës sonë kinezët filluan t’i lyenin thonjtë me vezë, dylli të bletëve e xhelatinë. Në Kinë ngjyrat u përdorën për të treguar klasën shoqërore. Dinastia e lashtë kineze Zhou veshte rroba me ngjyrë ari dhe argjendi. Klasat e ulëta e kishin të ndaluar të përdornin ngjyrat e ndezura për të lyer thonjët.
Gjatë kësaj kohe gratë greke përdornin plumbin e bardhë dhe manaferrat për fytyrë. Po ashtu rregullimi i vetullave ishte shumë i përhapur, duke përdorur qime të kafshëve.
1.500 vjet para erës sonë kinezët dhe japonezët filluan përdorimin e pluhurit të orizit për ti bërë fytyrat e tyre të bardha, rruanin vetullat dhe ngjyrosnin dhëmbët ari ose të zi, ndërsa për flokët përdorej kana.
1.000 vjet para erës sonë grekët zbardhin fytyrën e tyre me shkumës ose pluhur të plumbit dhe përpunonin buzëkuq nga argjila dhe hekuri i kuq.