Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Osmani e përkrah vetingun në gjyqësor
Vetingu në sistemin gjyqësor ishte tema qendrore e takimit në mes kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadores suedeze Karin Hernmarck Ahliny.
Osmani potencoi se sundimi i ligjit është parakushti thelbësor për funksionimin e mirëfilltë të shtetit. Në këtë kontekst, ajo potencoi rëndësinë e rishikimit funksional të sistemit gjyqësor, ku do të përfshihej edhe procesi i vetingut.
Më tej, ajo theksoi se në cilësinë e Kryetares së Kuvendit, në bashkëpunim me partnerë vendor e ndërkombëtar, do të përkrahë çdo nismë lidhur me vetingun në drejtësi.
Në këtë takim u diskutua edhe për çështje tjera që ndërlidhen me funksionimin e Kuvendit të Kosovës si dhe aktualitetin politik në vend.