Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Regjistrohen edhe 12 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Rastet me koronavirus në Kosovë sërish janë dyshifrore. Sot, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi se janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë, nëntë persona janë shëruar nga ky infeksion.
Rastet e konfirmuara janë nga komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc), pastaj nga komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) si dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë.
Deri më tani, në Kosovë janë shënuar 1.064 raste me Covid-19, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Kurse me nëntë rastet e shëruara sot, numri i tërësishëm i të shëruarve arrin në 829 persona.
Në IKSHPK, thonë se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Instituti bën apel që qytetarët të respektojnë masat, të mbajnë distancën fizike, duke rikujtuar se virusi është ende në mesin tonë.