Holandezi e pranon: Po, dua Liverpoolin! Klubet po negociojnë
Dy astronautët amerikanë mbërritën me sukses në Stacionin Hapësinor
Pas udhëtimit prej 19 orëve përreth planetit tokë, dy astronautët amerikanë, Doug Hurley dhe Bob Behnken, kanë arritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor ka konfirmuar NASA, transmeton BBC.
Kapsula e tyre e anijes hapësinore nga kompania private SpaceX iu bashkua Stacionit Hapësinor.
Të dy astronautët pritet t’i bashkohen me ekuipazhin rus dhe amerikan, i cili gjendet brenda.
Ata pritet të qëndrojnë në këtë Stacion katër muaj dhe më pas do të rikthehen në Tokë.
Nisje të tilla nga toka amerikane nuk ka pasur prej mbylljes së programit të nisjes së anijeve kozmike në Hapësirë më 2011.
Kompania SpaceX ka hyrë në histori pasi është kompania e parë private që ka dërguar njerëz drejt Hapësirës.