“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
7 nga 13 rastet me Covid-19 janë nga Prishtina
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka konfirmuar se 7 nga 13 rastet e sotme me koronavirus janë nga komuna e Prishtinës.
“Nga 13 raste të reja sot në Kosovë, shtatë në Prishtinë. 6 prej tyre, familjarë të një rasti të djeshëm. Ju lutemi kujdes këto ditë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
“Së paku maskat janë mbrojtja minimale që duhet të praktikojmë. Vazhdojmë drejt rihapjes së plotë me kujdes”, ka shkruar ai.
Të martën, në Kosovë u konfirmuan edhe 13 raste të reja me Covid-19.