Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Pamje që nuk shihet shpesh: Shqiponja rrëmben peshkaqenin? (VIDEO)
Një shpesë, e cila besohet të jetë ndonjë lloj shqiponje, po fluturonte përreth në ajër me një peshk të madh në kthetra.
Vizitorët e plazhit Myrtle Beach në Karolinën Jugore kishin mbetur të habitur me pamjen që po e shihnin – një shpesë gjigante e kishte rrëmbyer me kthetra në det dhe e kishte ngritur lart peshkaqenin.
Aq më shumë, shpesa, për të cilën supozohet të jetë ndonjë lloj shqiponjë, po fluturonte përreth në ajër me peshkun gjigant në kthetra.Siç bën të ditur Daily Mail, videoja e kësaj pamjeje të pabesueshme është krijuar më 22 qershor dhe menjëherë është bërë hit në rrjetet shoqërore.
Videon e ka xhiruar Ashley White, e cila gjendej në katin e 17-të të hotelit, në të cilin është vendosur për pushime. Në video shihet peshkaqeni, i cili tenton të lirohet deri sa shpesa fluturon lart me të. Dëgjohen edhe komente, si ky: Çfarë shpese është kjo?
Tracking Sharks, faqja e cila e ka shpërndarë videon në Twitter, ka hapur debat në mesin e përdoruesve, të cilët pyesin se çfarë shpese është kjo, e cila në kthetra mund të mbajë peshkaqenin, madje edhe të fluturojë me të. Ata kryesisht janë pajtuar se fjala është për një lloj shqiponje.
Njerëzit në Twitter menjëherë kanë qenë të sigurt se fjala është për një peshkaqen, por disa mendojnë se nuk është peshkaqen, por tuna, apo ndonjë lloj mjaft i vogël i peshkaqenit.Sido që të jetë, një pamje e tillë nuk shihet shpesh.