Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Ishte e infektuar me Covid – Vdes 21-vjeçarja pasi solli në jetë një foshnje
Një 21-vjeçare nga rrethi i Podujevës, e infektuar me koronavirus, ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pacientja kishte vdekur pasi solli në jetë një foshnjë, ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli.
Ai ka thënë se pacientja ka qenë e intubuar.
“Pacientja ka qenë e intubuar në Mjekësinë Sportive. E kanë sjell tek ne, dhe e kemi kryer lindjen”, ka thënë ai për KOHËN.
Sipas tij, mjekët duke e parë rrezikun që 21-vjeçarja të vdesë e kanë drejtuar për Gjinekologji për lindje me prerje cezariane në mënyrë që të shpëtojë foshnja. Sipas tij, neonatologët e kanë marrë foshnjën dhe gjendja e foshnjës është e mirë.