“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Mustafa thotë se Kujtim Shala i rrahë deputetët e Vetëvendosjes me dije
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar në lidhje me përplasjen mes deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes. Ai ka thënë se deputeti Kujtim Shala nuk i ka sulmuar ata të Vetëvendosjes, por sipas tij, Shala është në gjendje t’i sulmoj ata me dije.
“Kështu është, kur nuk e kupton gjuhen intelektuale të Akademikut Kujtim Shala. Nuk ke kapacitet të mendosh dhe ta kuptosh se çfarë tha dhe thua me rrahu Kujtimi”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
“Akademik Shala mund t’i rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku. Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë”, ka shkruar Mustafa.
“Frikësohem se nëse deputetët e VV-së i lexojnë librat e Kujtimit dhe nuk i marrin vesh, pasi janë vetëm zhurmues, do ta thërrasin një helikopter, jo makinë të ndihmës së shpejtë, para ndërtesës së Kuvendit”, ka vijuar ai.
“Deri sot i kanë bërë të gjitha të zezat, e sot improvizojnë se i sulmuan deputetët e LDK-së, sepse duan të luajnë rolin e viktimës.Tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?!”, ka shkruar lideri i LDK-së.
LEXO EDHE KËTË: