Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Dëmet nga breshëri: Thaçi thotë se të merresh me bujqësi nuk është punë e lehtë
Reshjet e ditëve të fundit, sidomos dëmet që breshëri ka shkaktuar nëpër vise të ndryshme të Kosovës në kukturat bujqësore, kanë nxitur presidentin Thaçi të reagojë, duke thënë se të merresh me bujqësi nuk është aspak e lehtë.

“Shumë e dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve tanë, djersa dhe mundi i tyre, dje dhe sot, pas breshrit dhe rrebesheve të shiut në vendin tonë. Nuk është aspak e lehtë të merresh me bujqësi, veçanërisht pasi rreziku nga fatkeqësitë natyrore i kanoset gjithnjë sektorit”, ka shkruar Thaçi.

“Një dëm sezonal, bujqve tanë shpeshherë ua bënë të pamundur mbijetesën biznesore apo edhe punimin e tokës së tyre në sezonin e ardhshëm. Prandaj, Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë. Duhet të bëjë më shumë për njerëzit tanë të vyeshëm dhe për këtë sektor jetik për ekonominë tonë”, ka theksuar presidenti i vendit.