Ka një klasë tjetër të çmendurisë për të cilën dimë çuditërisht pak: ScienceAlert
Në Klinikën Infektive 8 pacientë me Covid-19 – prej tyre 3 në gjendje më të rëndë
Klinika Infektive ka njoftuar se aty janë të hospitalizuar gjithsej 11 pacientë, prej të cilëve, të sëmurë me Covid-19 janë 8 persona.
Prej tyre, 5 pacientë janë në gjendje stabile, 1 pacientë është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 2 pacientë janë, thuhet se po trajtohen në Repartin e Mjekimit Intensiv. Njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik, theksohet në njoftim.
Pasi kanë kaluar testet, sot pritet të lirohet 1 pacient.
Të mërkurën janë konfirmuar 14 raste me koronavirus.
Deri më tash, në Kosovë janë testuar 12.406 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.003 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 772 raste.